Tre të vdekur dhe 625 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 625 raste të reja nga 3,230 testime të kryera, derisa janë shëruar 579 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç në Shqipëri mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi atje është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar (me rekomandim nga mjeku) dhe gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (11 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          625

Të shëruar në 24 orë       579

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 3,230

Testime totale              1,340,830

Raste pozitive                191,440

Raste të shëruara            180,229

Raste Aktive                     8,233

Humbje jete                      2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4301

Fier                852

Shkodër          456

Vlorë                462

Durrës             441

Gjirokastër      414

Elbasan            334

Berat               367

Korçë              241

Lezhë              197

Dibër                89

Kukës              79