Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë së shtunës, derisa nga 3.109 testime, 325 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 355 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 197.055.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 205.549 raste pozitive e 3.161 të vdekur.
Numri i rasteve aktive është 5.333.