Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19

Tre persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të së mërkurës.

Sipas njoftimit, nga testimi i 2840 mostrave 257 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. ℹ Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.057.