Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 1.853 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se gjatë kësaj periudhe janë kryer 4.786 testime.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 840, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 10.830.
