Tre të vdekur dhe 1666 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit si dhe janë shënuar 1,666  raste të reja.

Të shëruar janë 1,391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 293,988 që nga fillimi i pandemisë.

Aktive me COVID-19 janë 9,269 raste./tvklan.al.