Tre të vdekur dhe 156 raste me COVID-19 në Shqipëri

156 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe tre persona të tjerë si pasojë e koronavirusit.

Sipas ministrisë rastet më të larta të infektimeve vijojnë të jenë në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 158 persona të tjerë.