Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 121 raste pozitivë me COVID-19 dhe po ashtu kanë humbur jetën edhe 3 persona, transmeton Klan Kosova.
Personat që kanë humbur jetën janë një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.
Ndërsa rastet e reja janë të shënuar si në vijim: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Ndërsa numri i të shëruarëve ka shkuar në 97, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID-19.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ju informon se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.
Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:
Ruani distancimin social;
Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca;
Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;
Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.