Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.Reklamë

Ndërkaq, pas aksidenteve të fundit me shumë viktima Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.

“APEL NGA POLICIA:

KUJDES!

Respekto rregullat e trafikut!

Shpëto jetë!

Shpejtësia vret!”

Ky ka qenë mesazhi nga policia që iu ka shkuar sot në telefon të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar 25 aksidente trafiku me të lënduar, 35 aksidente ku ka pasur dëme materiale, derisa janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa.