Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19 nga testimi i 91 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 3.29 për qind.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Numri i rasteve aktive është 21.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 13 vaksina anti-COVID.
Numri total i vaksinave të administruara është 1.836.505.
