Tre persona të lënduar pas një aksidenti te Rruga B

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në “Rruga B” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 në Rrugën ‘B’ në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë ajo.