Tre persona humbin jetën nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Personat që nuk i mbijetuan virusit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri një rast (76 vjeç).

Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë është 1.548.