Tre mjekë dhe një mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, të enjten.
Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Jakup Ismaili, shef i Gjinekologjisë. Ai ka thënë se nuk dihet burimi i infektimit.
Ai ka thënë se pjesa tjetër e stafit që ishte në ndërrim me të prekurit me virus është izoluar.
Të enjten, u konfirmuan 26 raste të reja me COVID-19. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 raste me koronavirus. Kanë vdekur 11 persona e janë shëruar 79.