Tre frutat që e pengojnë humbjen e peshës


Derisa konsumimi i frutave zakonisht inkurajohet për ata që janë në dietë, dietologu Michael Mosley, ka zbuluar se disa nga to mund të pengojnë humbjen në peshë.

Sipas Mosleyt, frutat e ëmbla tropikale si mangoja, ananasi dhe pjepri duhet të shmangen për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të sheqerit, raportoi të martën “The Sun”.

Në vend të tyre, mund të zgjedhën manaferrat, mollët ose dardhat, të cilat përmbajnë më pak sheqer.

Duke folur për BBC-në, ai ka treguar përfitimet shëndetësore të ngrënies së një molle në ditë. Sipas tij, ajo mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të forcojë trurin dhe të ndihmojë në formësim të belit.

Lëkura e mollës është e mbushur me komponime kimike të quajtura flavonoide, të cilat mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe funksionin kognitiv.

Dhe ngrënia e një prej këtyre frutave në ditë lidhet edhe me një jetë më të gjatë, pasi sipas tij, mund të përmirësojë kolesterolin dhe të zvogëlojë inflamacionin.