Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza kanë bërë kërkesë në KQZ që të heqin dorë nga marrja e mandatit të deputetit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashin, Imri Ahmeti me Paris Gurin dhe Bedri Hamza me Rashit Qalajn.
Ka pasur mospajtime për procesin e zëvendësimit të tyre në këtë fazë.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se duhet patjetër që kryetarët e Komunave të zëvëndësohen sot, meqë ata s’mund ta mbajnë pozitën e kryetarit të Komunës dhe atë deputeti njëkohësisht.