Traktorin e babës e mban në dhomën e ndejës: E kemi kujtim, nga ka rritur 7 fëmijë me këtë mjet


Shtëpinë e kam ndrequr këtu ku ka qenë shtëpia e vjetër, në të njëjtin vend, në të njëjtit themele. Vetëm salloni i është shtuar, e edhe traktori brenda tij, sepse aty në të kaluarën ka qenë parkingu i traktorit.

Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, i kthehen shumë kujtime kur flet për të kaluarën e tij. Ai thotë se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë në dhomën e ndejës, si kujtim për babën e vdekur tashmë.

Ai në një intervistë për ATV thotë se shtatë fëmijë sa janë tani, babi i tyre i ka rritur duke punuar me këtë traktor.

Hakiu thotë se traktori është blerë para 45 viteve, dhe ende është në gjendje të rregullt, por tani më nuk shfrytëzohet për punë, por si një objekt kujtimi për familjen e tyre.