Trajneri i ri i Norwichit lavdëron Rashicën

Trajneri i ri i Norwich Cityt, Dean Smith ka lavdëruar futbollistin e Kosovës, Milot Rashicën. Ai ka thënë se e njeh Rashicën, ndërsa ka zbuluar se edhe ish-klubi tij Aston Villa ka pasur interesim për ta transferuar.

“Ai është një lojtar që sigurisht që e njoh mirë. Drejtori ynë i mëparshëm te Aston Villa e pëlqeu shumë atë dhe unë e pash atë disa herë. Ishin shumë afër për ta transferuar”, ka thënë Smith. Rashica 25-vjeçar në 11 paraqitje për Norwichin ka kontribuar me një asistim, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.