Trajneri i Kosovës U19, trajner i FC Prishtinës në Gjibraltar

Pasi që UEFA ka shtyrë ndeshjen e FC Prishtinës për të premten apo të shtunën dhe se klubi i kryeqytetit do të duhet të këtë një përbërje krejtësisht tjetër në këtë ndeshje, është caktuar edhe trajneri që do ta drejtojë Prishtinën në këtë ndeshje. Lajmin se Ramiz Krasniqi do të jetë trajner i përkohshëm i FC Prishtinës e ka lajmëruar edhe vet klubi i Prishtinës  

Është ky trajneri i Kosovës U19 që do ta drejtojë klubin më të trofeshëm në Kosovë në këtë ndeshje, Ramiz Krasniqi.

Lexo Edhe:

Një media nga Gjibraltari tregon kur do të luhet Lincoln -FC Prishtina

Ndeshja në mes të Lincoln Red Imps dhe Prishtinës ishte paraparë që të luhet të martën në kuadër të rrethit preliminarë por ajo u anulua për shkak se tetë lojtarë të klubit kosovar u testuan pozitivë me COVID-19.

Këtë lajm Krasniqi e ka konfirmuar vetë për Zërin.

“Po, e kam pasur kërkesën nga FC Prishtina dhe në situata të tilla – emergjente – duhet ta pranoj këtë”, ka thënë ai.

Ramiz Krasniqi edhe më parë ka qenë trajneri i FC Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe FC Prishtina në faqen e vet zyrtare.

“Seleksionuesi i U19 të Përfaqësueses së Kosovës, ish-futbollisti i Prishtinës, ish-trajneri i Prishtinës (2001/02; 2006; 2010-2012; 2015; 109 ndeshje ka udhëhequr skuadrën), Ramiz Krasniqi, do t’i prijë skuadrës në ndeshjen që do të zhvillohet me Lincoln.

FC Prishtina falënderon ikonën e klubin, trajnerin Krasniqi, që ka pranuar të udhëheq skuadrën në këto kushte aspak normale.

Për listën e futbollistëve do të iu njoftojmë me kohë. Administrata e klubit në krye me përgjegjësen kryesore në kontakt me UEFA-n, Shkenca Goçi, po punon maksimalisht për t’i arritur afatet e protokolleve të kërkuara nga UEFA dhe sapo të mbyllen të gjitha procedurat do të informoheni gjerësisht”, thuhet në këtë komunikatë të Prishtinës.