Ish-futbollisti, Hivzi Ahmeti, tani trajner i futbolli, ka në fokus zhvillimin e moshave të reja të lojtarëve si dhe transformimin e tyre në lojtarë të mëdhenj. Trajneri i licencuar me stërvitjet e tij specifike ka një synim tjetër. Ahmeti synon që të drejtojë moshat e reja te klubi më i trofeshëm në futbollin e Kosovës, FC Prishtina, për të cilën edhe ka luajtur.
Hivzi Ahmeti në futbollin e Kosovës njihet si trajner, i cili ndryshon mentalitetin stërvitor të lojtarëve, sidomos të moshave të reja.
Ai ka stërvitur disa lojtarë të klubeve më të mëdha në Super Ligën e Futbollit në Kosovë.
Gjatë një bisede për www.gazetastop.com, Ahmeti ka thënë se përveç fokusit në stërvitjen me grupe të vogla, dëshiron të drejtojë grup moshën U19.
“Dëshira e madhe e imja është të drejtoj një grup moshat e ekipit U19 te FC Prishtina të cilin e monitoroj tash e sa kohë”, tha ai.
Sipas Ahmetit, grupi i lojtarëve ka nevojë për ndryshim të mentalitetit të përgatitjeve. “Grupi ka nevojë për ide të reja dhe energji të reja për të arritur qëllimin për të ndërtuar, një grup i cili nuk mund të thyhet lehtë në fushë”, tregon trajneri i futbollit .
Për një kohë, Hivzi Ahmeti ka qenë ndihmës trajner i Gani Sejdiut te KF Drenica në Skenderaj.
Sipas tij, si trajner i futbollit, fokusi është te moshat e reja dhe përgatitja e tyre për klube të mëdha ndërkombëtare.
“Përveç fokusit në përgatitjen taktike dhe psikike, kujdes të veçante i kushtojë zhvillimit të lojtarëve me një metodologji pune shumë më ndryshe mase edhe sekrete. Lojtarët këtë e kuptojnë kur stërviten me mua”, thekson trajneri Hivzi Ahmeti, duke treguar se shtyllat kryesore të stërvitjeve të futbollistëve janë në teknikë – taktik si dhe gjendja mentale por edhe kondicioni fizik.
“Përgatitja në këto nivele dhe në këto pika kryesore, i ndihmon futbollistët që në ekipin e parë çdo lojtarë të shkoj 100% i përgatitur”, th ai.
Ai ka treguar për www.gazetastop.com se ka punuar me lojtarë të klubeve të ndryshme në disa vende të botës si: FC Watford – FC Colchester United – CF Nurnberg dhe FC Triestina. Kurse së fundmi Ahmeti ka stërvitur online ish-lojtari nga Akademia e Totenhemit.
Për një kohë, Hivzi Ahmeti ka qenë ndihmës trajner i Gani Sejdiut te KF Drenica në Skenderaj, shkruan për www.gazetastop.com
Sipas trajnerit Ahmeti, problemet e futbollistëve sidomos te moshat e reja në Kosovë, janë përgatitja jo e mjaftueshme fizike, por edhe në aspektin mental, pasi që sipas tij ata nuk kanë të ndërtuar një karakter luftues.
Ndryshe trajneri Ahmeti ka qenë pjesëmarrëse në disa kampe të futbollit të organizuar nga klubet më të mëdha në boten e sportit më të popullarizuar.
“Kam qenë pjesëmarrës në ‘Milan Camp Junior’ 2010, ‘Barca Camp’ 2016, ‘Dinamo Zagreb Camp’ 2019 si dhe në ‘Valencia Cf Camp’ 2021, si trajner edhe organizator”, ka treguar Trajneri Hivzi Ahmeti. /Gazeta Stop/