Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se do të vendoset drejtësi lidhur me tragjedinë e familjes Haliti në Shqipëri.
Në konferencën e sotme për media, Haziri deklaroi se nuk është vetëm interes i kësaj komune, konstatimi i obduksionit, pasi edhe nga Shqipëria kanë shfqur interesim në zbardhjen e këtij rasti.
”Drejtësia do të vendoset. Edhe në rastin e familjes Haliti, edhe në rastin e Agonit, edhe në të tjerat”.
Haziri mes tjerash deklaroi se janë të përkushtuar që në detaje të shohin se si ka rrjedhur e gjithë procedura e trajtimit të tre anëtarëve të familjes Haliti.
”Do të shihet trajimi shëndetësor, në shkallën e parë, në institucione tjera. A është neglizhuar rasti, deri ku ka pasur ndërhyrje profesionale. Gjithçka lidhur me këtë rast, duke besuar me institucionet e Shqipërisë, do të zbardhet siç duhet”.