Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmet,i ka bërë të ditur se qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër – 1 dhjetor.
“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.