Afrim Tovërlani ka komentuar shkarkimin e Ismet Munishit nga pozita e trajnerit te skuadra e Ballkanit.
Tekniku prishtinas ka theksuar që Munishi u shkarkua pas presionit të njerëzve të afërt të Arsim Kabashit nga Skënderbeu, prej të cilëve është Haris Fakiq.
“Munishin nuk e ka shkarkuar kryetari Arsim Kabashi nga posti i trajnerit, atë e kanë larguar me presionin e njerëzve që kanë ardhur nga Skënderbeu i Korçës”, deklaroi Tovërlani në “Dueli Sportiv”.
“Unë supozoj se nuk ka qenë vendim i ‘Cimës’, por ka pasur sygjerime”.
“Mos harroni se nuk është lehtë që të shpallesh kampion në çdo kampionat, por edhe në Kosovë. Ismeti ka qenë ai që e ka sjellur Ballkanin deri në këtë pikë”, shtoi “Toki”.
Ai e ka përgëzuar Munishin për punën e bërë në skuadër.