Tottenham Hostpur dëshiron me çdo kusht Antonio Conten në pozitën e menaxherit.
Sipas “Mirror”, drejtuesit e Tottenham Hotspur i kanë bërë një ofertë të majme trajnerit italian, Antonio Conte, transemton lajmi.net.
Shuma të cilën “Spurs” i kanë ofruat Contes është 15 milionë funte, përkatësisht 17 milionë euro, që do ta bënte Conten menaxherin e dytë më të paguar në Premierligë pas Guardiolas.
Guardiola është më i paguari në Premierligë me 20 milionë dhe Jurgen Klopp është i dyti me 17 milionë.
Conte është i interesuar, por ka kërkuar nga Daniel Levy investime dhe pavarësi në vendimet e tij, në mënyrë që të fitojë trofe me klubin.