Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqeje

Një recetë që do t’ju bëjë të hidheni përpjetë nga gëzimi!

Përbërësit:

– 130 g lajthi;
– 100 g arra indiane;
– 60 g çokollatë të grirë;
– 30 g lulëkuqe të bluara, të përziera me pak ujë të vakët;
– 2 ½ lugë pluhur kakaoje të freskët;
– 4 ½ lugë mjaltë apo shurup panje.

Për shtojcë:

– çokollatë e shkrirë shtëpie e cila është bërë nga gjalpi i kakaos, kakao pluhur dhe ëmbëltues.

Përgatitja:

Nxehni furrën e shporetit në 200 gradë Celsius.

Në pjatë për pjekje qitni lajthitë dhe piqni rreth 10 – 12 minuta derisa lëvozhgat të marrin ngjyrë të gështenjtë të errët.

Gjatë pjekjes rekomandohet të përzihen lajthitë. Lajthitë e pjekura qitni në leckë kuzhine apo në letër kuzhine dhe fërkoni. Në atë mënyrë shumë thjeshtë do t’i eliminoni lëvozhgat.

Pastaj bluani lajthitë dhe arrat indiane derisa të bëhen miell i butë, ndërsa përbërësit e tjerë shtoni dhe përzieni mirë.

Tretjen futeni në një kohë të shkurtër në frigorifer me ngrirje të thellë. Gjatë asaj kohe në avull uji bëni çokollatën.

Nxirreni tretjen nga frigoriferi dhe formoni topthat.

Pas formimit çdo topth rrotullojeni në çokollatë dhe një kohë të shkurtër futeni në frigorifer.