Infektologu Ilir Tolaj thotë se kthimi në shkolla do të rrisë rastet por kjo nuk duhet të shihet si tragjike.
Tolaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është e vështirë që për 14 ditë të edukohen popullata e nxënësit në raport me kujdesin nga koronavirusi.
Dy javë janë pak për të ndryshuar diçka, me përjashtim të disa çështjeve teknike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se në bazë të statistikave nga vende të ndryshme botërore shkollat nuk e kanë rënduar shumë gjendjen e infektimeve me coronavirus.
Infektologu thotë se megjithatë dy javë nuk janë humbje e madhe nëse brenda kësaj kohe plotësohen mangësitë që janë identifikuar.
“Nuk është problem vetëm mësim nxënia. Edhe në aspektin social ka problem mbyllja e shkollave. Njerëzit janë qenie sociale dhe kanë dëshirë të shoqërohen”.
Infektologu thotë se problem i madh është që fëmijët janë asimptomatik dhe sipas tij infektimi i tij do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit.
“Infektimi i shokëve dhe shoqeve të klasës nuk do të vërehen. Infektimi i nxënësit do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit”, tha ndër të tjera Ilir Tolaj.