Tjetër rekord negativ në Shqipëri, infektohen 57 persona gjatë 24 orëve të fundit

Sot është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë.

Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk  e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim