Në momentin më të mirë të FC Tiranës, ku Muçi goditi shtyllën shënoi Crvena Zvezda. Ky gol mjaftoi që kampioni shqiptar të eliminohet nga Liga e Kampionëve.
FC Tirana është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Crvena Zvezda me rezultat 0-1.
Një ndeshje jo edhe aq e bukur për t’u parë e që në fund rezultoi me një fitore të kampionit serb.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ku posedimin e pati më shumë kampioni serb por që nuk arrinte që t’i konkretizonte ato me ndonjë finalizim të saktë.
Megjithatë, Tirana pati disa kundërsulme dhe po ashtu pati disa goditje të forta në portë.
Në pjesën e dytë Tirana ishte më e mirë dhe Muçi goditi shtyllën në minutën e 60.
Pikërisht në këto momente për Zvezdën akordohet një goditje nga këndi.
Katai asistoi për Tomane, i cili me kokë arriti që të shënoi gol dhe ta kalojë në epërsi Crvena Zvezdën.
Tirana u mundua që ta barazojë rezultatin por pa sukses, edhe pse në minutën e katër shtesë të ndeshjes kishte një mundësi të mirë për barazim por tollovinë në zonë të rreptësisë nuk e shfrytëzuan si duhet.
Me këtë humbje Tirana eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, kurse tani pritet që të garojë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Europë, Europa Ligën.