Rrejti social Tiktok cdo ditë e më shumë po e rrit popullaritetin te të rinjtë.
Whatsapp, Youtube dhe Instagram përdoren gjithashtu nga shumica e të rinjve, siç tregon studimi digjital i Postbank.
Një total prej 1 mijë të rinjsh midis moshës 16 dhe 18 vjeç u anketuan për studimin Postbank në maj dhe qershor, shkruan Deutschlandfunk.
Sipas kësaj, 83 përqind e të 16 – 18 vjeçarëve përdorin WhatsApp, 77 përqind përdorin Instagram. 58 përqind e grupmoshës deklaruan se ishin regjistruar në video portalin Tiktokm një rritje prej 31 përqind marrë parasysh vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, të rinjtë treguan pak interes për Twitter, me vetëm 17 për qind që përdornin platformën. Facebook gjithashtu luajti një rol vartës me një numër po aq të ulët të përdoruesve.