TikTok rrit përsëri gjatësinë maksimale të videove që mund të ngarkohen në platformë, këtë herë nga tre në 10 minuta.
“Ne jemi të ngazëllyer që mund të mundësojmë ngarkimin e videove deri në 10 minuta, gjë që duhet të ofrojë mundësi edhe më kreative për krijuesit tanë të përmbajtjes në mbarë botën”, tha një zyrtar i TikTok.
Platforma me më së shumti përdorues aktivë ka testuar një afat më të gjatë kohor muajt e fundit. Në korrik të vitit të kaluar, TikTok rriti gjatësinë maksimale të videos nga 60 sekonda në tre minuta.
Një kufi kohor i rritur, kur bëhet fjalë për gjatësinë e videos, mund ta bëjë TikTok një rival më të madh të YouTube. Nga ana tjetër, YouTube ka veçorinë e vet konkurruese, të quajtur Shorts.
Lëvizja e TikTok mund të jetë e dobishme për krijuesit që fokusohen në mësime dhe lloje të tjera të përmbajtjes që funksionojnë më mirë në format më të gjata video. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë përdoruesit të ndajnë përmbajtjen më të gjatë në video më të vogla.