Një therje me thikë ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ngjarja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes të dyshuarit dhe viktimës.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therrë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.