Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot, rreth orës 16:00 rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ku si pasojë, nga një mjet i mprehtë është plagosur një person.
Lajmin për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.
Siç ka bërë të ditur Policia, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në raportin e policisë.