Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë të hënën, pasi dyshohet se kishte therur me thikë një të mitur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.