Kosova është bërë me Fond të Sigurisë.
Kjo pasi që kryeministri Albin Kurti ka konsultuar partnerët ndërkombëtarë dhe më pas ka autorizuar Ministrinë e Financave për themelimin e fondit.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës, që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, është shprehur Kurti.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”.
“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë, por edhe donatorë të tjerë, të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”.