Presidenti Hashim Thaçi ka thënë sot në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve se i mbështetë kërkesat për kushte më të mira të punës, dhe ndan shqetësimin me punëtorët për zbatimin e legjislacionit që mbron të drejtat e tyre.
Thaçi theksoi në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre
“Më 1 Maj jo vetëm që festojmë, por edhe konfirmojmë përkushtimin tonë për të punuar çdo ditë që ta përmirësojmë pozitën e çdo punëtori në Kosovë. Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre. Në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre, duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja dhe bashkërisht të vazhdojmë ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.