Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, për shkak të pandemisë COVID-19.
Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar pasi që Goran Rakiq u emërua zëvendëskryeministër dhe sipas ligjit do duhej që brenda 45 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.
“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe parandalimit të rritjes së numrit të personave të infektuarve në Republikën e Kosovës si dhe ruajtjen e shëndetit publik, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, shtyhen për një afat të pacaktuar”, thuhet në vendimin e Thaçit.
Zgjedhjet për kryetare komune është paraparë të mbaheshin edhe në Podujevë, por edhe ato ishin shtyrë për të njëjtën arsye.