Dy javët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus në territorin e Kosovës është rritur dukshëm.
E siç duket për këtë arsye, presidenti Hashim Thaçi do të vizitojë Institutin e Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të zhvillohet sot.
“Në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, theksohet në njoftimin e Presidencës.