Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se shifrat e larta të vdekjeve të ditëve të fundit, dëshmojnë qartë se rreziku ndaj pandemisë së koronavirusit është ende prezent.
Thaçi në një reagim të tij u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre të cilët humbën familjarët ndërsa po përballeshin me Covid-19, njofton Klan Kosova.
”Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale. HTH”.