Thaçi pritet që sonte t’iu adresohet qytetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij.

Thaçi u drejtohet qytetarëve pasi Prokurori i Speciales publikoi aktakuzën kundër tij dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ky fjalim i Thaçit ishte paralajmëruar të mbahej mbrëmë, por u shtye  për sot në ora 20:00, pa dhënë ndonjë detaj.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës nuk u dha ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë fjalim, që do të jetë edhe deklarimi i parë i Thaçit, pas aktakuzës.

E lideri i PDK-së, Kadri Veseli mbajti një konferencë për media gjatë të mërkurës, ku tha se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se publikimi i kësaj aktakuze nuk ishte i bazuar ligjërisht.