Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vdekjen e nënës së tij, Aneta Ramës.
Thaçi ka thënë se bashkëndjenë dhimbjen e thellë me familjen Rama, njofton Klan Kosova.
“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”.