Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.
E për këtë gjë, ai tha se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Nga e hëna duke e respektuar ligjet dhe Kushtetutën, do të fillojë me konsultimet me partitë politike për mundësinë e formimit të Qeverisë së re. Fokusi do të jetë në çdo rrethanë që mos ta lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe shpërbëhet Kuvendi”, ka thënë ai.
“Pra nga e hëna në mëngjes do ti ftoj liderët e partive për të themeluar institucionet dhe mos të ketë vakum institucional. Natyrisht fokusi im është të shkojmë drejtë një qeverie të unitetit dhe drejtë”, ka thënë ai para mediave.