Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-1999. Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lifte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.
Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se rruga për liri ishte e gjatë dhe e vështirë dhe se çmimi ishte i lartë.
“Të nderuar gjykatës. Faleminderit për mundësinë që t’iu drejtohem shkurt. Sot ne jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gurthemeli i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Më lejoni të shfrytëzo jkëttë moment për të thënë se ndiej keqardhje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padreejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Jam gati të përballem me këtë sfidë të re, dhe të kem suskes për familjen time, popullin tim e vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë, isha student në Zvicër kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim dhe iu bashkova rezistencës për liri në Kosovë. Kushdo që të ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë kur t’iu hiqej liria. UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, vullnetarë, që përpiqnin të mbronin shtëpinë, e vendbanimet e tyre. Ata luftuan dhe shumë vdiqën trima ehero. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre. Me qindra masakra të kryera nga Serbia. Kundërshtarët tanë ishin Ushtria, Policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushatat e tyre në Bosnje. Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur, kishin të njëjtin synimn: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Dhe pa atë rezistencë sot Kosova nuk do të ekzistonte fare.” – ka thënë ai.
Thaçi, tutje u shpreh si vijon: “Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ishin të përcaktuar për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë aq që do të bënte cdo popull liridashës për të mbrojtur vedin e tyre. Ne Kosova ishim në anën e drejtë të historisë”.
Tutje, ai deklaroi se është i lumtur që populi i Kosovës jeton i lirë e i pavarur, derisa theksoi se “realiteti po ngatërrohet me opinione e agjenda të ndryshme”.
“Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton i lirë i pavarur dhe me të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e saj. Kosova është rrëfim suksesi. Gjatë këtij gjykimi do të udhëtojmë prapa në kohë tek ngjarjet që kanë ndodhur 25 vjet më parë. U kërkoj të gjithëve të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione e agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet motivet apo mllefet politike të secilit do akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës, të ekzargjeruara apo të përshtatuara të akterëve të ndryshëm të luftës. Si ën çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo cdo bashkëluftërarë ka qenë edhe bashkudhëtarë apo bashkëmendimtarë në proceset politike të pasluftës.” – ka thënë ai.
Po ashtu, ish-presidenti tha se jo në pak raste, ambicia, interest politike e egoja personale, tejkaluan të vërtetën për rrëfimin e UÇK-së dhe historisë së Kosovës.
“Në raste jo të pakta, ambicia, interesa politike, egoja personale, tejkaloi të vërtetën për rrëfimin e UÇK-së dhe historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë. Por kemi dëshmi historike të regjistruara në atë kohë. Duhet të kthehemi tek ato dëshmi sepse aty do të zbulohet e vërteta.” – tha ai.
Thaçi përmendi edhe figurat e njohura Madeleine Albright, Robik Cook, Dohle, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani e Adem Demaqi, për të cilat tha se i vjen keq që nuk e kanë mundësinë të dëshmojnë në gjykatë.
“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretare Albright, sekretarit të jashtëm Robin Cook, senatorit Dohle, ambasadorit Hoolbroke, të presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganit, Adem Demaqit e liderëve të tjerë.” – tha ai.
Thaçi tha se raporti i Dick Martyt u rrëzua përfundimisht duke e hequr “renë e zezë” mbi Kosovën
“Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë e dinim se pa dnihmën e ndërkombëtarë e të Amerikës, nuk do të mund të ishim kurrë të lirë e të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti. Kur raporti i Dick Martyt para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UCK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e vecantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh, dhe se shpija e verdhë nuk kanë ekzistuar kurrë. E dijmë se edhe unë edhe UCK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres të shfajësohem nga cdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, tha Thaçi.
“Unë jam intervistuar nga të gjitha mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, qoftë në cilësinë e dëshimitarit apo të dyshuarit. Cdo bashkëpunim me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë, ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht ransparent qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithcka që thuhet tjetër, është e paqëndrueshme. Ky është çmimi i lirisë, unë besoj në paqe, pajtim, të vërtetë dhe drejtësi. Besoj se ky procesi do të jetë i drejt, transparent dhe i shpejtë”, deklaroi ai.