Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.
Thaçi tha se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes në Maqedoninë e Veriut dhe rajonit.
“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë. HTH”.