Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti aktual i Shqipërisë Ilir Meta.
Thaçi tha se në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri.
“Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”.