Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit.
Gjatë ditës, kreu i shtetit të Kosovës e vuri në mëdyshje takimin me Lajçakun.
Ai në një konferencë për media tha se nëse ka diçka konkrete për të thënë, është i gatshëm të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, njofton Klan Kosova.
Pas takimit me Thaçin i dërguari evropian për dialogun do t`i shkojë në zyrë kryekuvendares, Vjosa Osmani.
Mirosllav Lajçakun në orën 18:30 do ta pres në takim edhe kryeministri, Avdullah Hoti.
Sipas një njoftim të Zyrës së BE-së në Prishtinë gjatë vizitës treditore në Prishtinë, i dërguari i BE-së synon të paraqesë data konkrete për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian Mirosllav Lajçak do të jetë sot në Prishtinë për të diskutuar modalitetet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian synon të paraqesë data konkrete për rifillimin e shpejtë të tij”.