Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.
Ky vendim është marrë gjatë ditës së sotme nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Në vendimin e tij, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, kishte dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.
Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.