Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën tënde, konsultime me liderët e partive për hapat e mëtejmë (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të vendit”, shkruan Thaçi.

Ai e njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër të cilën e ka siguruar Gazeta Stop, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë  stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.