Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka numëruar dështimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë qeverisjes së tij të deritanishme.
Ai tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët dhe më të papërgatitur për të udhëhequr vendin.
“Një kryeministër që asnjë ligj nuk e ka proceduar në Kuvend, çka po pret prej tij? Çka ka bërë për biznesin e vogël, investuesit ndërkombëtarë? Ka larguar EMS, ka larguar kompaninë për të investuar në TC Kosova e Re”.
“Ministri i tij thotë se kemi ulur papunësinë në kohë pandemie. Kjo është qesharake”, është shprehur Thaçi në TV Dukagjini.