Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar edhe letrën e katërt kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke i thënë ta dërgojë emrin e mandatarit për ta formuar Qeverinë.
Thaçi i ka thënë se në letrat e kaluar nuk e keni dërguar emrin e mandatarit dhe mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i shkruan Thaçi Kurtit.

Presidenti Thaçi edhe njëherë i kërkoi Kurtit në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.
“Prandaj, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”, i shkruan Thaçi Kurtit.