Pas dërgimit të letrës së pesë Vetëvendosjes dhe mos marrjes së një mandatari për formimin e Qeverisë së re Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar liderët e partive politike në një takim të përbashkët.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare”, ka njoftuar Presidenca.