Thaçi hedh poshtë të gjitha akuzat e Speciales

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i ka lexuar të gjitha aktakuzat, dhe i hedh poshtë të gjitha

“I dëgjova i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka thënë ai.

Ai ka pranuar se e ka marrë aktakuzën në gjuhën që ai e flet.

Ndërkaq avokati David Hooper ka thënë se procesi është realizuar pa e njoftuar në kohën e duhur mbrojtjen. Ai tutje ka shtuar se do të bashkëpunojë me gjykatën njëjtë siç ka bërë edhe Thaçi.

“Gjykata po heton këto çështje më shumë se 5 vjet kurse aktakuza është bërë para 6 muajve. Nuk ishte e mundur që të themelohet një ekip mbrojtëse, nuk ishte e mundur që të silleshin këtu njerëz që do të duhej. Është e vështirë të kuptohet pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, ka thënë ai.