Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (2018) dhe ish-Kryeministri Avdullah Hoti (2020), janë dy prijësit e institucioneve që kanë marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Thaçi në prezantimin e tij në duar shihet të ketë bartur një libër për Nënë Terezën “Nëna e Dashurisë”.
“Unë jam Hashim Thaëi, Presidenti i Republikës së Kosovës. Ky libër është i Nënë Terezës. Ajo është simbol i paqes, dashurisë, solidariteti dhe humanitetit”, dëgjohet ai në një video, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, fjalimi i Hoti është i shkëputur më gjatë, e ku ndër të tjera ai flet për problemet me pandeminë e COVID-19 me të cilën po përballej edhe Kosova.
“Sikur shumë vende në botë edhe vendi im Kosova është goditur nga pandemia. Qeveria e drejtuar nga unë ka marrë masa për t’i mbrojtur qytetarët dhe ekonominë. Ne vlerësojmë solidaritetin e partnerëve në këto kohë të vështira”, dëgjohet të thotë Hoti.
“Vlerësojmë se bashkëpunimi rajonal mund të ofrojë vendosjen në mënyrë konkrete të resurseve, prirë nga mekanizmat global ekzistues. Kjo përfshinë investime afatgjata, bashkëpunimin rajon dhe ndihmon shërbimet në fusha që janë më pak të avancuara. Bashkëpunimi ekonomik duhet të bazohet në tregti të lirë e fer që kontribuon në zhvillim të qëndrueshëm”.
“Jemi gati të bashkëpunojmë me partnerët për të dhënë kontributin tonë konstruktiv”.
Në forumin për vitin 2021 është i ftuar edhe kryeministri aktual, Albin Kurti.